Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të lehtësojnë pjesërisht sanksionet ndaj Venezuela, duke i mundësuar qeverisë së saj të mbulojë shpenzimet ligjore të ish-presidentit Nicolás Maduro, i cili po përballet me akuza penale në New York.
Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u arrestuan nga forcat amerikane në janar dhe aktualisht ndodhen në paraburgim në Bruklin, pasi janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave, përfshirë konspiracion për narkoterrorizëm.
Avokati i tij, Barry Pollack, kishte kërkuar ndërprerjen e çështjes duke argumentuar se sanksionet e SHBA-së po pengonin pagesën e tarifave ligjore nga qeveria venezueliane, duke cenuar të drejtën kushtetuese të klientit për përfaqësim ligjor.
Ndërkohë, prokurorët amerikanë mbrojtën sanksionet si masa të bazuara në interesat e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme, por gjykatësi federal Alvin Hellerstein shprehu dyshime mbi justifikimin e bllokimit të pagesave.
Vendimi për të modifikuar sanksionet synon të sigurojë vazhdimin e procesit gjyqësor pa shkelur të drejtat ligjore të të pandehurit, në një kohë kur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Karakasit kanë treguar shenja përmirësimi.