Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit me varg dështimesh, kalon veç një pikë

Të shtunën Kuvendi i Kosovës ka dështuar në miratimin e katër pikave të ditës, nga to kaloi vetëm njëra ajo për Energjinë, rishkimi i buxhetit përplasë deputetët, kërkojnë sqarime shtesë para votimit të 122 milionë eurove që do ndahen si pako për rimkëmbje

Në rend dite i patën katër pika, e për to thirrën edhe seancë të jashtëzakonshme.

Por nga to, kaloi vetëm një.

Opozita votë nuk pati as për rishikimin e buxhetit të vitit 2026-të.

E një propozimi i Vetëvendosjes për shmangie nga afati procedural për rishikimin e Ligjit për Buxhetin 2026 shkaktoi debat mes deputetëve.

Nagavci: Të bëhet rishikimi i buxhetit në procedurë të përshpejtuar

“Shmangie nga afatet e përcaktuara për shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026. Propozojmë që shqyrtimi i këtij projektligji të bëhet në datën e sotme. Nevojat e reja financiare dhe veçmas për shkak të situatës aktuale që gjendemi si Kuvend”, ka thënë Arbërie Ngavci, shefe e grupit parlamentar të VV-së.

Propozimi u kritikua nga kreu i PDK-së, Bedri Hamza.

‘‘Që 26 vjet pas luftës asnjëherë diçka të tillë nuk kam parë as mos pafsha, çka po thoni pa tregu mirë krejt qartë po thoni shtonaj edhe nja 122 milionë anaj mundësinë që në mënyrë abuzive ta bëjmë keqpërdorimin e parasë publike”, ka thënë Bedri Hamza, kryetar i PDK-së.

Kritika pati edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa.

“Si parim për shkak të mungesës së përcjellës së procedurave qoft në komision qoft në komisione tjera qoft këtu në seancë LDK voton kundër përshpejtimit të procedurave”, ka thënë Besian Mustafa, deputet.

E, ministri i Financave, Hekuran Murati kërkoi që kjo pako të mbështetet nga deputetët.

“Nëse me të vertetë është interesi i qytetarëve në pyetje nëse me të vërtetë keni brengën që qytetarët duhet të mbështeten në këtë kohë që situata është rënduar me luftën në gjirin Persik me rritjen e çmimeve”, ka thënë Hekuran Murati, ministër i Financave.

Me 57 për e 48 kundër kjo pikë e rendit të ditës nuk kaloi.

Mbështetje të deputetëve gjeti projektligji për energjinë.

Rizvanolli: Me këtë projektligj modernizohet sektori energjetik

“Ky projektligj përfaqëson një hap të rëndësishëm të modernizimit të sektorit të energjisë dhe integrimit të tij në tregun evropian. Ai sjell një qasje më të qartë, të avancuar dhe gjithëpërfshirëse të ligjit ekzistues, duke reflektuar nga pako e tretë e energjisë drejt kërkesave të energjisë së pastër”, ka thënë Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë.

Kundër qe shpreh deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili tha se qeveria, përmes këtij projektligji, po synon shmangien e Kuvendit nga llogaridhënia.

Shala: Ky ligj e lë Kuvendi pa përgjegjësi për Energjinë

“Puna e parë e këtij ligji është shmangia nga llogaridhënia dhe përgjegjësia e Kuvendit dhe bartja e përgjegjësisë te një ministri për një pjesë të sektorit energjetik, jashtëzakonisht delikat. Pra, në këtë rast, ne po e trajtojmë KOSTT jo siç ka qenë më parë me rregulla pak më të thjeshta, por po ia bartim Ministrisë së Infrastrukturës”, ka thënë Ferat Shala, deputet nga PDK.

Në këtë seancë të së shtunës, ligjëvenësit nuk kaluan Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, atë për Byronë Shtetëore, nuk kaloi as mocioni për shmangie nga afatet e rregullta për Projektligjin për Energjinë Elektrike.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika