Hamza akuzon Kurtin për manipulim: Kërkon pushtet, jo bashkëpunim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti përmes një videoadresimi publik, duke e akuzuar për përpjekje të vazhdueshme për t’ia atribuar fajin opozitës në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Sipas Hamzës, deklaratat e fundit të Kurtit nuk përfaqësojnë reflektim të vërtetë, por vetëm një ndryshim në formën e manipulimit politik. Ai theksoi se nga gjuha fyese ndaj opozitës, Kurti ka kaluar në një retorikë moralizuese, por pa marrë përgjegjësi për pasojat e saj.

Hamza kritikoi qasjen e Kurtit ndër vite, duke thënë se ai ka refuzuar vazhdimisht bashkëpunimin dhe kompromisin, duke zgjedhur përplasjen si mënyrë veprimi.

Sipas tij, edhe tani Kurti kërkon mbështetje jo për interesin e shtetit, por për forcimin e pushtetit të tij politik.

Kreu i PDK-së më tej shtoi se për afro dy vjet vendi ka mbetur i bllokuar për shkak të mungesës së vullnetit për qeverisje të përgjegjshme, e jo për mungesë opsionesh.

Hamza theksoi se PDK ka qenë e hapur për dialog dhe ka marrë pjesë në takime të shumta me synim arritjen e një zgjidhjeje, por sipas tij, nuk ka pasur gatishmëri për kompromis nga ana e Kurtit.

Sipas tij, propozimet e PDK-së për zgjidhje, përfshirë ide për figura unifikuese dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse, janë keqinterpretuar dhe përdorur për qëllime politike. Ai gjithashtu kritikoi mungesën e veprimeve konkrete edhe pas vendimit të Gjykata Kushtetuese të Kosovës, duke theksuar se nuk është ofruar asnjë platformë apo ofertë serioze.

Hamza e cilësoi këtë si shmangie nga përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe kritikoi tentimet e fundit për zgjidhje si veprime të vonuara dhe të motivuara politikisht.

Ai theksoi se institucionet nuk duhet të përdoren për betejë narrativesh, por për të prodhuar zgjidhje konkrete.

Në fund, ai ritheksoi se qëndrimi i PDK-së është parimor dhe se partia nuk bën pazare politike. Sipas tij, stabiliteti institucional është interes shtetëror dhe duhet të ndërtohet mbi besimin qytetar dhe legjitimitetin e ri, duke sugjeruar se vendi duhet t’i drejtohet sërish qytetarëve për vendimmarrje.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika