Bisedimet SHBA-Iran, Trump anulon udhëtimin e Witkoff dhe Kushner në Pakistan: Kemi të gjitha kartat

Presidenti Donald Trump ka deklaruar të shtunën se negociatorët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner nuk do të shkojnë më në Pakistan për bisedime me Iranin.

Trump i tha Fox News se nuk ia vlen që delegacioni amerikan të bëjë fluturimin 18-orësh për në Pakistan kur SHBA-të kanë të gjitha kartat në konfliktin me Iranin. Ai shtoi se iranianët mund të telefonojnë SHBA-në në çdo kohë që duan.

“U kam thënë njerëzve të mi pak kohë më parë se po bëheshin gati të niseshin dhe u thashë: ‘Jo, nuk do të bëni një fluturim 18-orësh për të shkuar atje. Ne i kemi të gjitha kartat. Ata mund të na telefonojnë kur të duan, por ju nuk do të bëni më fluturime 18-orëshe për të ndenjur ulur e për të folur për asgjë’”, tha Trump.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, thuhet se është larguar tashmë nga Islamabadi i Pakistanit, pas bisedimeve të së shtunës me kryeministrin e vendit.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika