Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shprehur tronditjen e tij pas atentatit ndaj presidentit amerikan Donald Trump gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Netanyahu ka vlerësuar reagimin e shpejtë të Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar atë vendimtar në menaxhimin e situatës, njofton Dukagjini.
“Unë dhe Sara u tronditëm nga tentativa për vrasjen e Presidentit Donald Trump mbrëmë në Uashington. Jemi të lehtësuar që Presidenti dhe Zonja e Parë janë të sigurt. I urojmë shërim të plotë dhe të shpejtë agjentit të plagosur dhe përgëzojmë Shërbimin Sekret për reagimin e tyre të shpejtë dhe vendimtar,” ka shkruar Netanyahu.
Sulm i armatosur në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë