Inspektorati Qendror i Punës ka intensifikuar kontrollet në terren, duke vazhduar aksionin inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë Kosovën.
Në raportin 48-orësh të ditës së katërt të këtij aksioni, janë evidentuar një numër i konsiderueshëm inspektimesh dhe masash ndëshkuese, përfshirë ndalime të punimeve në disa zona.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se janë kryer gjithsej 66 inspektime teksa në 27 vendpunishte janë mbyllur punime.
Po ashtu janë shqiptuar po ashtu 32 vërejtje, ndërsa në nëntë raste të tjera s’është shqiptuar asnjë.