Pallati Buckingham njoftoi se do të zhvillojë diskutime me autoritetet amerikane për të vlerësuar nëse incidenti me të shtëna gjatë një darke ku ndodhej presidenti amerikan Donald Trump do të ndikojë në vizitën shtetërore të Mbretit Charls III në SHBA këtë javë.
Pallati Buckingham bëri të ditur se mbreti po informohet vazhdimisht për zhvillimet dhe është lehtësuar që presidenti amerikan Trump, bashkëshortja e tij Melania Trump dhe të ftuarit e tjerë nuk janë lënduar, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.
Burime nga pallati shtuan se Charles dhe bashkëshortja e tij, Mbretëresha Kamila, kanë kontaktuar privatisht me çiftin Trump për të shprehur mbështetjen e tyre.
Çifti mbretëror pritet të mbërrijë në SHBA të hënën për një vizitë katërditore, e cila përfshin një takim privat me Trump dhe një fjalim në Kongres, në kuadër të 250-vjetorit të shpalljes së pavarësisë amerikane.
Ministri britanik Darren Jones deklaroi se qeveria britanike po bashkëpunon ngushtë me shërbimet e sigurisë amerikane dhe se diskutimet do të vazhdojnë në ditët në vijim.
Vizita vjen në një moment kur qeveria e kryeministrit Keir Starmer synon të forcojë marrëdhëniet speciale SHBA–Britani pas tensioneve të fundit diplomatike.
Sulm i armatosur në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë