Një fëmijë bie në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret me shenja jete

Një fëmijë ka rënë pasditen e së dielës në Liqenin Akumulues në Mitrovicë të Jugut, por është nxjerrë nga uji me shenja jete falë reagimit të shpejtë të një qytetari.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut, Burim Ibishi.

Ai tha se zjarrfikësit janë njoftuar nga një qytetar se një fëmijë kishte rënë në ujë, ndërsa menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

“Rreth orës 15:40 jemi njoftuar nga një qytetar se një fëmijë ka rënë në ujë. Kemi dalë në vendin e ngjarjes. Mirëpo kur kemi arritur, një qytetar veçse e kishte nxjerrë. Ai qytetari është lënduar në dorë, dyshohet se e ka thyer dorën. Fëmija është nxjerrë i gjallë, ka ardhur emergjenca dhe e ka marrë. Ne kemi arritur në vendin e ngjarjes, ai personi e ka kapur fëmijën prej ujit dhe e ka qit prej ujit. Kemi intervenuar, kemi qenë rreth shtatë zjarrfikës. Po, fëmija është nxjerrë me shenja jete”, deklaroi Ibishi për KosovaPress.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet emergjente, të cilat e kanë dërguar fëmijën për trajtim mjekësor.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika