Vizita e Mbretit në SHBA do të vazhdojë sipas planit, thotë Pallati Buckingham

Pallati Buckingham ka konfirmuar se vizita shtetërore e Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla në Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë “siç ishte planifikuar”, pavarësisht incidentit me të shtëna në Uashington që ngriti shqetësime për sigurinë.

Në një deklaratë të publikuar të dielën, Pallati Mbretëror bëri të ditur se vendimi është marrë “pas diskutimeve të zhvilluara gjatë gjithë ditës në të dy anët e Atlantikut”.

Megjithatë, bëhet e ditur se mund të ketë disa ndryshime të vogla në programin e takimeve, për shkak të masave shtesë të sigurisë.

Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje gjatë darkës së gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, kur një person i armatosur hapi zjarr në një hotel ku po zhvillohej ngjarja. Sipas autoriteteve amerikane, i dyshuari besohet se kishte si objektiv zyrtarë të administratës së presidentit Donald Trump.

Pallati Buckingham tha se Mbreti Charles ishte “thellësisht i lehtësuar” që presidenti Trump, Melania Trump dhe të ftuarit e tjerë nuk pësuan lëndime. Po ashtu, mësohet se çifti mbretëror ka kontaktuar privatisht familjen Trump për t’u shprehur ngushëllime për ngjarjen.

Presidenti dhe zyrtarë të lartë të administratës amerikane u evakuuan nga eventi pasi u dëgjuan disa të shtëna. I dyshuari, i identifikuar në media si 31-vjeçari Cole Tomas Allen, u arrestua në vendngjarje.

Më herët, Pallati Mbretëror kishte bërë të ditur se po vlerësohej ndikimi i incidentit në planifikimin e vizitës. Ndërkohë, në deklaratën e fundit u theksua se Mbreti dhe Mbretëresha janë “mirënjohës ndaj të gjithë atyre që kanë punuar me shpejtësi” dhe se presin me padurim fillimin e vizitës.

Prokurori i Përgjithshëm në detyrë i SHBA-së, Todd Blanche, u shpreh se është “shumë i bindur” se vizita do të zhvillohet në kushte të sigurta, duke shtuar se incidenti i së shtunës tregon se sistemi i sigurisë amerikane funksionoi.

Ndërkohë, ministri britanik Darren Jones tha për BBC se vizita shtetërore e Mbretit do të zhvillohet me masa të përshtatshme sigurie, në përputhje me nivelin e rrezikut.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika