Haxhiu akuzon opozitën: Po e shtyni vendin drejt krizës së panevojshme

Albulena Haxhiu, kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar gjatë seancës së thirrur për zgjedhjen e presidentit, e cila është bojkotuar nga opozita.

Ajo kritikoi mungesën e partive opozitare, duke theksuar se ky veprim ka pasoja të drejtpërdrejta dhe ndikon në bllokimin e proceseve kushtetuese, si dhe e shtyn vendin drejt një krize të panevojshme.

“Mungesa e opozitës është një veprim që prodhon pasoja direkte, bllokimin e një procedure kushtetuese dhe shtyerjen e vendit drejt një krize të panevojshme”, u shpreh Haxhiu.

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ajo shtoi se deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në seanca dhe të votojnë.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka sqaruar këtë çështje në mënyrë përfundimtare: deputetët janë të obliguar që të jenë të pranishëm dhe të votojnë, përveç rasteve kur kanë marrë leje të rregullt paraprake”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika