Policia e Kosovës ka njoftuar për katë raste të dhunës në familje, të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në disa qytete të vendit.
Në Prishtinë, një grua dyshohet se ka sulmuar një grua tjetër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
Në Pejë, një burrë ka pranuar trajtim mjekësor pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë tjetër. Të dy palët janë intervistuar në stacion policor dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
Në Deçan, është raportuar një tjetër rast dhune në familje ku një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje tjetër. Pas intervistimit, e dyshuara është dërguar për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, në Mitrovicë të veriut, një grua ka raportuar se ka pranuar mesazhe kërcënuese nga një shtetas i Serbisë. Rasti është iniciuar dhe po hetohet në konsultim me prokurorin e shtetit.
Policia ka bërë të ditur se të gjitha rastet janë duke u trajtuar nga njësitet kompetente.