LDK s’merr pjesë në seancë, Abdixhiku: Ne nuk mund të kemi president “karate”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se subjekti që ai drejton nuk do të marrë pjesë në atë që e quajti “show” politik lidhur me zhvillimet institucionale dhe procesin për zgjedhjen e presidentit.

Nga holli i Kuvendit të Kosovës, Abdixhiku tha se LDK e konsideron të qartë interpretimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket rolit të deputetëve dhe pavarësisë së tyre në vendimmarrje.

“Në raste të tilla, provoi ta shtyjë datën në raport me zgjedhjet, të cilat datë po na dërgojnë ai. Vlen të theksoj edhe një herë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentes, pika e fundit thotë te paragrafi 175 është shumë i qartë për rolin e deputetit: që i njëjti deputet nuk i nënshtrohet asnjë presioni politik dhe, siç e sheh deputeti, mund të marrë pjesë ose mos të marrë pjesë, ose të shtrojë lidhjen e tij prioritare politike.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron që ky show, ky teatër nuk është në interesin e politikës dhe në këtë drejtim nuk marrim pjesë në show. Ta marrin siç qenë, si do të dëshironin ta marrin, por kjo është e vërteta. Tani, për këtë përpjekje për t’i rrëzuar institucionet, konsiderojmë që është kosto shumë e madhe me e kapë Republikën; duhet të kesh të drejtë dhe kaq shumë argumente. Sepse shteti nuk mund të kapet kaq lehtë. Është seriozitet i lartë dhe një parti politike do të duhej të sillej jo vetëm me seriozitet, po me pjekuri shumë më të lartë ndaj normave kushtetuese më të lartat për ushtrimin e detyrës. Dhe tani kanë bërë edhe një kërkesë te Presidentja; ne nuk besojmë që ne të tjerët do të jemi pjesë e një skenari”, tha Abdixhiku.

Ai tha se nuk mund të bëhet një president që zgjedhet në formë “karate”.

“Unë sapo thashë që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentes, pika e fundit thotë me një gjuhë, në paragrafin 175 për t’u bërë si qasje, si rrugë që është e qartë. Tani, po të mos kishte pasur nevojë për prezencë, ne këto ditë nuk do të ishim të angazhuar për të negociuar për prezencë. Pra, në qoftë se nuk mund të mohohet nevoja e prezencës së deputetëve (siç kishit parë ditën tjetër, janë ato 33 apo 34, 45, 46 deputetë në objekt), ne duhet të punojmë për institucionet.

Prandaj këto janë vetëm shprehje e materialeve zgjedhore; është parapërgatitje e fushatës zgjedhore. Tani, nënshtrimin këtu zotit të Lëvizjes Vetëvendosje, sepse Lëvizja Vetëvendosje nuk është subjekt që i duhet i nënshtruar asgjë… Kushtetuese kjo zonja është aq e ndërlikuar. Zonja Nagavci, për shembull?. Po, zonja Nagavci t’i dorëzojë te dikush tjetër, po kjo është marrëveshje politike. Siç jemi ulur gjithmonë, po ashtu do të jemi të mundur të flasim për një emër të caktuar.

Por çka po kuptoj? Sepse çka po kuptoj prej këtij procesi është shumë e qartë: që Kurti do një kundër-kandidat për njërin prej kandidatëve të tjerë, pra do kuorum që me zgjedh presidentin “karate”. E ne nuk mund të kemi President “karate”. Madje vetë fakti që një president do të jetë president “karate” tregon se s’duhet të jetë president”, tha Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika