Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot një takim me kryetarin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Sipas njoftimit për media, takimi është planifikuar të nisë në ora 14:00 dhe pritet të zhvillohet në ambientet e Presidencës.
Mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në fillim të këtij takimi.