‘Çlirimtarët, ktheni ata në shtëpi’ , shfaqet baneri në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ndërmarrë një tjetër ‘aksion’ në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit që po gjykohen në Hagë.

“Liria ka emër” edhe një herë ka kërkuar kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në vendlindje, njofton Dukagjini.

Ata këtë të mërkurë kanë vendosur një baner të madh në qendër të Prishtinës – me kërkesën e vetme që ata të kthehen në vend.

Në banerin me fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është shkruar në gjuhën angleze “Çlirimtarët, ktheni ata në shtëpi”.

Kujtojmë se katërshja e UÇK-së po vazhdon të mbahet në paraburgim teksa në rastin gjyqësor ata kanë thënë fjalët përfundimtare teksa tashmë pritet vendimi final i trupit gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika