Avdyli: S’e votova presidentin, u tentua shkelje e rëndë kushtetuese

Deputeti i Grupit Parlamentar të LVV-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se nuk ka votuar për zgjedhjen e presidentit të ri, duke e cilësuar procesin si një tentim që, sipas tij, përbënte shkelje të rëndë kushtetuese.

Avdyli tha se vendimi i tij për të mos marrë pjesë në votim lidhet me bindjen se mënyra si u zhvillua seanca nuk ishte në rrugën e duhur institucionale.

“Unë nuk votova për një president i cili për mua ka qenë një shkelje e rëndë kushtetuese ajo që u tentua atë natë,” u shpreh ai.

Megjithatë, ai theksoi se mbetet mirënjohës për bashkëpunimin brenda partisë dhe për kryeministrin Albin Kurti, duke vlerësuar edhe marrëdhëniet me kolegët e tij.

“Për tri herë në politikë kam qenë jo kur ka qenë pushteti por kur kam qenë kur menduar që pushteti nuk është në rrugën e drejtë edhe tash unë po mendoj që është bërë gabim. Unë jam krenar për bashkëpunimin që e kemi pasur edhe kemi kontribuar që Albin Kurti të vije ne pushtet janë bërë punë ët mira. Unë kam përshtypjet më të mira ag VV-ja edhe nga elektorati i tyre shumë i ndershëm por edhe nga kolegët nga i fundit deri te Kurti në sjelljet e tyre në aspektin personal Unë asnjëherë nuk do të lejojë për të folur fjalë të këqija ndaj zotit Kurti dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka deklaruar Avdyli.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika