Sadiku: Letra e LDK-së ishte e qartë, Kurti po manipulon si zakonisht

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për manipulim lidhur me çështjen e 15 nënshkrimeve për kandidat për president.

Duke folur në Debat Plus, Sadiku tha se letra e dërguar nga LDK ka qenë e qartë dhe ka dëshmuar se partia i ka votat e nevojshme për një kandidat të saj.

“Letra ka qenë shumë e qartë, Kurti po manipulon si zakonisht. Jemi akuzuar që nuk jemi bashkë, nuk i kemi nënshkrimet, por kemi dalë me dokument” ka deklaruar ai.

Sipas Sadikut, nuk ka qenë e nevojshme që në letër të përfshihen emra konkretë, pasi që dokumenti dëshmonte mbështetjen e deputetëve për një kandidat të propozuar nga LDK.

Ai shtoi se edhe çështja e datës nuk është thelbësore, pasi dokumenti është përpiluar në të njëjtën ditë kur është kërkuar dhe se nënshkrimet e deputetëve dëshmojnë unitetin e partisë në këtë proces.

“Nuk ka nevojë me shkru emra në letër, në letër tregohet që në kemi votë prej personit që vjen nga LDK. Data është e parëndësishëm sepse është bërë po në atë ditë kur është kërkuar prej neve, normalisht data ka mundur të ndërrohet, me vetë faktin që deputetet e LDK kanë nënshkruar dhe do ta përkrahin personin e propozuar nga LDK”, ka dekalruar ai.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika