Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se nuk kanë ndonjë preferencë për datën e zgjedhjeve.
Hamza, këto komente i bëri para takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Ai, deklaroi se do ta respektojnë cilën do datë, por e cila do të jetë brenda afateve kushtetuese
“Cilëndo brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka theksuar ai.