Ka nisur takimi konsultativ i ushtrueses së detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, me përfaqësuesit e partive politike, ku pritet të diskutohet dhe të caktohet data e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Në takim nga VV-ja, është duke marr pjesë Alim Ramaj, nga PDK-ja është kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, nga LDK-ja anëtarja e kryesisë Jehona Lushaku Sadriu, nga AAK-ja nënkryetari i kësaj partie Ardian Gjini, si dhe përfaqësues të partive të pakicave.
Para nisjes së takimit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia e tij nuk ka ndonjë preferencë për datën e zgjedhjeve.
Ai ka theksuar se PDK do ta respektojë çdo datë që caktohet, për sa kohë ajo është brenda afateve kushtetuese dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.