Arifi: Kurti po synon pushtet absolut e të bëhet sundimtar, por s’bëhet me 51%

Ish-ambasadori, Avni Arifi, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me mos formimin e institucioneve edhe pse kishte mbi 51% të votave.

Arifi, në “FIVE” në Dukagjin, thekson se fakti që një parti fiton 51% të votave dhe nuk arrin të krijojë institucionet përbën, siç u shpreh ai, një goditje të madhe për përpjekjet e qytetarëve për një jetë më të mirë.

Arifi, mes tjerash, u shpreh se sipas tij, Kurti dëshiron të jetë sundimtar por siç thotë vetë ai për këtë nuk i mjaftojnë 51%.

“Njerëzit po besojnë në racionalitet të qytetarëve, me i fitu 51% e mos me qenë në gjendje me i formu institucionet ky është një grusht i madh i përpjekjeve për një jetë më të mirë si qytetarë – pasi të gjithë qytetarët po përpiqemi të ndërtojmë jetën tonë më mirë. Kurti i ka marrë 51% dhe nuk po arrin t’i formojë institucionet kjo pastaj po reflekton sikur nuk po don me qeverisë – ky (Kurti) s’po don me punu bashkë, po don me punu vetë dhe me marrë pushtetin absolut në Kosovë me u bë ‘sundimtar’ – një distancim nga demokracia. Ky (Kurti) po don me sundu e 51% nuk i mjaftojnë, po i don 80% që me i ‘varros’ partië politike tjera e pluralizimin”, thotë Arifi.

Arifi, gjithashtu u bëri thirrje që qytetarët të vlerësojnë nëse jeta e tyre është përmirësuar gjatë viteve të fundit në qeverisjen aktuale.

“Besoj që qytetarët duhet me pa se a ju ka ndryshu jeta për të mirë gjatë këtyre 6 vjetëve, të gjitha projektet e mira që kanë qenë afër i ka anulu”, thotë Arifi.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika