Lideri suprem thotë se Irani “është shndërruar në një fuqi ushtarake”

Një deklaratë e re që i atribuohet liderit suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, u publikua të premten nga mediat shtetërore iraniane, me rastin e Ditës së Punës dhe Ditës së Mësuesve në Iran.

Khamenei, i cili ende nuk është shfaqur në publik për më shumë se shtatë javë që nga shpallja e tij si lider i ri suprem, lavdëroi punëtorët dhe mësuesit e Iranit në këtë mesazh, të cilin e përdori gjithashtu për të mobilizuar mbështetje mes iranianëve, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Deklarata që i atribuohet atij u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin punëtorët duke blerë produkte të prodhuara në vend, dhe theksoi se pronarët e bizneseve duhet të shmangin largimet nga puna sa herë që është e mundur.

Në deklaratë thuhet se Irani “është shndërruar në një fuqi ushtarake pas viteve përpjekjesh” dhe se mësuesit dhe edukatorët duhet të përçojnë “identitetin iraniano-islamik në mendjet dhe shpirtrat e të rinjve”.

Ky mesazh është deklarata e dytë këtë javë që i atribuohet Khameneit.

Të enjten, lideri suprem rikonfirmoi qëndrimin e tij të palëkundur për rajonin dhe ironizoi fqinjët e vendit.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika