Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mënyrën e ushtrimit të pushtetit, duke e akuzuar për sjellje që, sipas saj, dëmtojnë funksionimin institucional.
Çitaku thotë se “në universin e Albin Kurtit, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe Qeveria nuk është në dorëheqje”, duke ironizuar se ai po vazhdon me emërime dhe vendime sikur situata politike të jetë e pandryshuar, njofton Dukagjini.
Ajo theksoi se kur pushteti sillet sikur institucionet janë pronë private, atëherë dëmtohet demokracia dhe nënçmohen qytetarët.
“Në universin e Albin Kurtit, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe Qeveria nuk është në dorëheqje. Njeriu vazhdon të emërojë zëvendësministra, të hapë konkurse për pozita të larta në shërbimin civil, të bëjë emërime e shkarkime gjithandej, sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ky nuk është funksionim institucional. Është mentalitet abuzues ndaj shtetit. Kur pushteti sillet sikur institucionet janë pronë private, demokracia dëmtohet dhe qytetarët nënçmohen”, ka shkruar Çitaku.