Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pas dite në Drenas, përkatësisht në fshatin Zabel i Ulët.
Raportohet se në aksident janë të përfshira disa automjete. Si pasojë e aksidentit, deri më tani raportohet për persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet emergjente.
Deri në publikimin e lajmit, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti nuk ka kthyer përgjigje ende për KosovaPress.
Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar plotësisht në të dy drejtimet./KP