Në Prishtinë është raportuar një rast sulmi fizik pas një mosmarrëveshjeje mes palëve.
Sipas Policisë, më 30 prill rreth orës 11:30, një burrë është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar.
Pas intervistimit të palëve të përfshira, me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare ose autorizimeve publike dhe po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.