Prishtina Mall sjell për herë të parë në Kosovë teknologjinë e NASA-s dhe Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA)

Screenshot

Prishtina Mall sjell një nga eksperiencat më unike edukative dhe argëtuese për fëmijë. Duke filluar nga 9 Maji deri më 28 Qershor, vizitorët do të kenë mundësinë të përjetojnë nga afërbotën e hapësirës përmes një ekspozite speciale inspiruar ngateknologjia e NASA-s dhe Agjencisë Evropiane të Hapësirës(ESA).

Kjo eksperiencë inovative vjen për herë të parë në Kosovë dhe synon të zgjojë kureshtjen, imagjinatën dhe ëndrrat e fëmijëvepër universin dhe eksplorimin hapësinor.

Nën moton “Kërkohen astronautët e parë”, aktiviteti ështëdedikuar për fëmijët e moshës 5–12 vjeç, duke i ftuar ata të bëhen pjesë e një aventure edukative dhe interaktive, ku do të mund të eksplorojnë teknologjinë, shkencën dhe misteret e galaktikës.

“Të vegjël në moshë, por të mëdhenj në ëndrra” është mesazhiqë përcjell kjo eksperiencë, e cila kombinon edukimin dhe argëtimin në një ambient inspirues për të gjithë familjen.

Ekspozita do të mbahet në Hyrjen Lindore të Prishtina Mall dhe hyrja do të jetë falas për të gjithë vizitorët.

📅 Data: 9 Maj – 28 Qershor
📍 Lokacioni: Hyrja Lindore, Prishtina Mall
🎉 Hyrja Falas

Të gjitha shkollat e interesuara duhet të rezervojnë paraprakishtkohën dhe datën e vizitës, pasi vendet janë të limituara. Përrezervime, ju lutem kontaktoni në[email protected] ose në numrin 049 967 507.

Prishtina Mall vazhdon të sjellë aktivitete inovative dhe përvojaunike për komunitetin, duke krijuar hapësira ku edukimi, argëtimi dhe kreativiteti bashkohen në një eksperiencë të paharrueshme.