Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, 21 të vdekur dhe 61 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinë ka lënë 26 persona të vdekur dhe 61 të plagosur, sipas mediave shtetërore kineze.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40 me orën lokale, në qytetin Liuyang, në fabrikën “Huasheng Fireworks”.

Si pasojë e shpërthimit, autoritetet evakuuan të gjithë banorët brenda një rrezeje prej 3 kilometrash nga vendi i ngjarjes.

Rreth 500 efektivë u angazhuan në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe trajtimin e të plagosurve, ndërsa në terren u përdorën edhe robotë për të lokalizuar personat e mbetur nën rrënoja.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit dhe, sipas raportimeve, ka ndërmarrë masa ndaj personit përgjegjës të kompanisë. Autoritetet paralajmëruan gjithashtu se dy depo me barut brenda kompleksit përbënin rrezik të lartë gjatë operacioneve të shpëtimit.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa dëmtoi edhe ndërtesat përreth, duke thyer xhamat e një pallati banimi pranë fabrikës. Të plagosurit, të moshave nga 20 deri në 60 vjeç, kanë pësuar kryesisht lëndime kockore si pasojë e goditjes nga mbeturinat.

Presidenti i Kinë, Xi Jinping, ka bërë thirrje për mobilizim maksimal në kërkimin e personave të zhdukur dhe shpëtimin e të plagosurve, si dhe për një hetim të plotë për të nxjerrë para përgjegjësisë autorët e ngjarjes.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika