Zgjedhjet e 7 qershorit, sot nis periudha për akreditimin e vëzhguesve të partive politike, organizatave dhe mediave

Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë po vazhdon me zbatimin e planit dhe aktiviteteve për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.

Referuar Planit të KQZ sot fillon periudha e akreditimit të vëzhguesve të subjekteve politike.

Po ashtu sot fillon periudha e akreditimit edhe për vëzhguesit e organizatave dhe të mediave.

Afati nis sot dhe do të përfundojë më 30 maj. Në dispozicion për akreditim do të jenë 26 ditë.

Ndërkaq, të gjitha partitë politike që aktualisht janë të regjistruara në Kosovë, janë obliguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ta njoftojnë këtë institucion për pjesëmarrje apo mospjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Deri më 7 maj, partitë politike janë të obliguara që ta njoftojnë KQZ-në në rast se duan të marrin pjesë në këto zgjedhje përmes koalicionit.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se fushata zgjedhore pritet të nisë më 28 maj, ndërsa kostoja e përgjithshme e organizimit të zgjedhjeve kap vlerën prej 10.8 milionë euro.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika