SHBA pranon zyrtarisht Agjencinë e Kosovës për Akreditim si autoritet akreditues

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “autoritet akreditues”, me vendim të Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA), i cili do të jetë i vlefshëm deri më 31 dhjetor 2033.

Sipas njoftimit të AKA-së, Bordi i Drejtorëve në CHEA ka miratuar rekomandimin për njohjen e agjencisë kosovare në këtë status.

Me këtë vendim, Kosova bëhet shteti i parë dhe i vetëm në Evropë që gëzon një njohje të tillë në SHBA në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

Ky zhvillim vjen më pak se një vit pas regjistrimit të AKA-së në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), duke e bërë Kosovën gjithashtu të vetmin shtet në Ballkanin Perëndimor me këtë status.

Sipas AKA-së, vendimi është rezultat i një procesi të gjatë vlerësimi dhe konsiderohet dëshmi e reformave institucionale dhe përkushtimit për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika