Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), ka njoftuar se forcat amerikane kanë qëlluar dhe kanë nxjerrë jashtë funksioni një anije cisternë nafte me flamur iranian në Gjirin e Omanit.
Në një postim në rrjetet sociale, ushtria amerikane tha se anija, e quajtur M/T Hasna, po përpiqej të lundronte drejt një porti në Iranin, në kundërshtim me bllokadën detare të vendosur nga SHBA.
Sipas njoftimit, pas paralajmërimeve të përsëritura, forcat amerikane hapën zjarr ndaj anijes duke përdorur një top detar nga një avion ushtarak, duke e dëmtuar dhe ndaluar lëvizjen e saj.
CENTCOM tha se anija “nuk po lundron më drejt Iranit” dhe shtoi se bllokada detare amerikane ndaj anijeve që hyjnë apo dalin nga portet iraniane mbetet në fuqi të plotë.