Koalicioni me PDK-në, arsyetohet Rama derisa vazhdon shkarkimet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka arsyetuar koalicionin me tri partitë në Prishtinë duke thënë se ka vendosur qytetarin në fokus, shkarkon edhe disa drejtor tjerë nga detyra, thotë se vazhdon ta përkrahë Lidhjen Demokratike të Kosovës

Prej 11 drejtorive sa i ka nën qeverisje, gjashtë i ndau për partnerin kryesor të koalicionit, PDK-së.

Ndonëse veprimi i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, s’i pëlqeu LDK-së, partisë me të cilën i fitoi zgjedhjet, ai nga distanca e dha një sqarim.

Rama përmes një statusi në Facebook të mërkurën tha se përmes këtij koalicioni ka vendosur qytetarin në qendër.

“Duke vendosur qytetarin në qendër dhe duke qenë të vetëdijshëm se pushteti është shërbim, e jo instrument bllokimi, kemi finalizuar bashkëqeverisjen në Kryeqytet me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate, Lidhjen për Prishtinën dhe së fundmi me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK)”.

Veç tjerash, në këtë reagim Rama theksoi se vazhdon ta mbështesë LDK-në, të cilës ia shkarkoi disa drejtorë, për tu bërë vend zyrtarëve të partnerit të ri.

Drejtoritë e Shërbimeve Publike, Arsimit, Transformimit, Sportit, Kulturës, Parqeve dhe Urbanizmit, do t’i takojnë PDK-së.

Kryetari, bashkëpartiakun Shkemb Manaj e zëvendësoi me Besianë Musmuratin e PDK-së.

Më herët, Rama shkarkoi Sokol Havollin nga drejtoria e Investimeve Kapitale, për të vepruar njëjtë edhe me Samir Shahinin që udhëhoqi drejtorinë e Arsimit,

Të mërkurën, mandatin e saj si udhëheqëse e drejtorisë së Parqeve e kreu edhe Donika Çetta.

Të fundit nga rubrika