Targave të Kosovës u janë vendosur stikera SRB-KM në Veri të Mitrovicës

Të martën, në Mitrovicën e Veriut, veturave me targa të Kosovës u janë vendosur disa stikera me mbishkrimin SRB-KM

Letrat ngjitëse në targat e veturave të Kosovës

Të martën e 12 korrikut, në Mitrovicën e Veriut, disa veturave u janë ngjitur stikera me mbishkrimin SRB-KM.

Këtë për Portali Dukagjini e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

“Gjatë natës dikush është munduar t’i vërë stikera veturave. Është raportuar për rastin, Policia është në vendin e ngjarjes. Ende nuk kemi ndonjë raport diçka, pasi të kthehen Policia kontaktojmë me prokurorin dhe shohim se çka do të bëhet”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 29 qershor ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit për targat e Kosovës?

Marrëveshja për lirinë e lëvizjes në mes të Kosovës dhe Serbisë ishte arritur në vitin 2011 në Bruksel.

Targat serbe me shenjat e qyteteve të Kosovës si PR (Prishtinë), GL (Gjilan), KM (Mitrovicë), janë hequr.

Automjetet me këto targa është dashur të regjistrohen me RKS (Republika e Kosovës).

“Të gjithë pronarët e makinave me vendbanim në Kosovë do të përdorin targa RKS ose KS. Ato do të lëshohen nga autoritetet përgjegjëse në Kosovë”, thuhet në pikën 7 të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, në katër komuna në veri të Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe, qytetarët kanë vozitur makina me targa të qyteteve në Kosovë.

Ilustrim

Të njëjtat ishin të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë.

Ndërkaq, qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të hyjnë në territorin e Serbisë me targat RKS.

Atyre u është dashur t’i zëvendësojnë me targa të përkohshme, dhe kësisoj Kosova detyrohej që të lëshonte targa KS të cilat pranoheshin nga Serbia.

Ndryshe, marrëveshja teknike për lirinë e lëvizjes është finalizuar në Bruksel më 14 shtator të vitit 2016, atëherë kur Kosova kishte pranuar që të zgjasë vlefshmërinë e targave KS edhe për pesë vjet.

Ndërkaq, kjo periudhë pesëvjeçare ka përfunduar më 15 shtator të vitit 2021.

“Ky ishte afati i fundit për heqjen dhe përdorimin e këtyre targave, si dhe të targave me shkurtesat KM për Mitrovicën, PR për Prishtinën, UR për Ferizajn, PZ për Prizrenin dhe GL për Gjilanin”, kishte thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 20 shtator, teksa kishte shtuar se këto targa do të konfiskohen.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika