Haradinaj: Komandant Drini ishte ndër figurat më emblematike të UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot komandant Ekrem Rexhën – Drini, në përvjetorin e rënies së tij, duke e vlerësuar si një nga figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se Rexha, i njohur si Drini, ishte një udhëheqës vizionar dhe me aftësi të veçanta organizative.

Në këtë përkujtim, Haradinaj ka rikujtuar edhe sakrificat e banorëve të Kashicës, Staradranit dhe Terstenikut gjatë vitit 1999, duke veçuar gjithashtu Betejën e Llapushnikut, të zhvilluar më 8, 9 dhe 10 maj 1998, të cilën e ka cilësuar si një nga betejat më të lavdishme të Luftës Çlirimtare të Kosovës.

“Ekrem Rexha – Drini, ishte ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me aftësitë e tij si udhëheqës dhe vizionar, la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë të lavdishme. I afërt dhe i respektuar nga të gjithë, humbja e tij ishte një goditje e madhe për vendin dhe një dhimbje e thellë për familjen dhe bashkëluftëtarët.

8 maji na kthen në kujtesë vitin 1999, motrat dhe vëllezërit e fshatrave Kashicë, Staradran dhe Terstenik, që me sakrificën e tyre u bënë gurthemel i shtetit që e gëzojmë sot.
Po në këtë datë, kujtojmë Betejën e Llapushnikut, e zhvilluar më 8, 9 dhe 10 maj të vitit 1998, ndër betejat më të lavdishme të Luftës sonë Çlirimtare. Kjo betejë shënoi një kthesë me rëndësi në zhvillimin e luftës frontale, duke i ndërprerë armikut një prej arterieve kryesore të furnizimit. Me përulje e respekt kujtojmë dhe nderojmë 47 Dëshmorë dhe 54 Martirë që ranë në altarin e lirisë së Kosovës.
Njëkohësisht, në ditën e tyre kujtojmë dëshmorët dhe martirët e fshatit Lëbushë.
Gjaku i tyre u bë themel i lirisë sonë, dhe kujtimi për ta do të mbetet i gjallë brez pas brezi.
Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika