Gjermania i dhuroi FSK-së donacion mbi 400 mijë euro

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Franz-Josef Nolte, me ç’rast u nënshkrua një Marrëveshje për donacion me Gjermaninë për dhurimin e kamionëve për autoshkollën e FSK-së, vlera e të cilit është 405 mijë euro

Foto nga takimi

Qeveria gjermane ka dhuruar një donacion të ri për Forcat e Sigurisë së Kosovës, në vlerë prej 405 mijë eurosh.

Me anë të një komunikate, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ministri i këtij dikasteri Armend Mehaj është takuar me atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Franz-Josef Nolte.

“Me këtë rast, u nënshkrua Marrëveshje për Donacion me Republikën Federale te Gjermanisë për dhurimin e kamionëve për autoshkollën e FSK-së, vlera e të cilit është 405 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Foto nga takimi

Në këtë takim është theksuar nevoja për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen në mes Ministrive dhe forcave të të dy vendeve.

Ministri Mehaj ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e shtetit gjerman për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika