PDK finalizon sot listën e kandidatëve për deputetë, a do të bëhet pjesë e saj edhe Limaj?

Anëtari i Kryesisë se PDK-së, Shaqir Totaj theksoi se sot gjatë mbledhjes së kryesisë së kësaj partie do të finalizojnë listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.

I pyetur se a duhet të bëhet pjesë e kësaj liste Fatmir Limaj, Totaj tha se kjo është çështje e kryesisë se partisë, raporton KosovaPress.

Përgatitje për zgjedhje dhe finalizimin e listës, tha Totaj.

“Nuk e kam parë ende agjendën, mirëpo besoj që duhet të jetë. Edhe tema të tjera, përgatitje për zgjedhje, finalizimin e listës së kandidatëve dhe aktualitete. Nuk është çështje personale e imja, është e kryesisë”,  tha Totaj para nisjes së mbledhjes së Kryesisë.

 

 

Të fundit nga rubrika