Katari i kërkon Iranit të mos e përdorë Ngushticën e Hormuzit për “shantazh” ndaj vendeve të Gjirit

Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, i ka bërë thirrje Iranit që të mos e përdorë Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni ndaj vendeve të Gjirit.

Gjatë një konference për media së bashku me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, zyrtari i lartë katariot tha se kjo rrugë strategjike detare është “përdorur si armë në këtë luftë”.

Ai theksoi se Irani nuk duhet ta përdorë Ngushticën e Hormuzit “si armë për të ushtruar presion apo shantazh ndaj vendeve të Gjirit”.

Sheikh Mohammed dënoi gjithashtu sulmet vdekjeprurëse të Izraelit në Liban dhe Gaza, pavarësisht armëpushimeve të shpallura në të dyja rastet.

Po ashtu, ai u shpreh se Katari dëshiron që çështjet me Iranin të zgjidhen përmes diplomacisë dhe dialogut.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika