Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar vazhdimin e tij në stolin e klubit katalanas deri në qershor të vitit 2028, ndërsa ka dërguar edhe një mesazh të qartë për tifozët lidhur me ëndrrën e madhe të klubit – fitimin e UEFA Champions League.
“Kam vendosur të nënshkruaj kontratë të re me Barcelonën deri në qershor 2028. Do të ketë edhe një opsion për vazhdim,” deklaroi Flick.
Tekniku gjerman theksoi se objektivi kryesor mbetet rikthimi i Barcelonës në majën e futbollit evropian.
“Të gjithë këtu e kanë ëndërr Champions League dhe ne do të provojmë përsëri. Do të jemi aty. Ndihem mirënjohës,” u shpreh ai.
Ndërkohë, edhe ylli i ri i skuadrës, Lamine Yamal, u shfaq optimist për të ardhmen. Kur u pyet për një paradë të mundshme të Champions League në vitet e ardhshme, talenti spanjoll u përgjigj shkurt: “Patjetër!”