Rusia godet Ukrainën me dronë, nëntë të vdekur dhe mbi 28 të lënduar

Nëntë persona janë vrarë dhe të paktën 28 të tjerë janë plagosur nga sulmet e fundit ruse me dronë në të gjithë Ukrainën, thanë zyrtarët lokalë.

Sipas tyre, rajoni më i goditur ishte ai i Dnipropetrovskut, ku tetë persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën gjatë së martës ndërsa një viktimë u raportua edhe në rajonin lindor të Donetskut.

Në total, 14 rajone u sulmuan, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Të mërkurën në mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se më shumë se 100 dronë rusë ndodheshin mbi Ukrainë, duke paralajmëruar për “valë të tjera” sulmesh gjatë ditës.

Ndërkohë, zyrtarët rusë thanë se një impiant për përpunimin e gazit dhe dy objekte të tjera industriale në tre rajone u goditën nga dronët ukrainas gjatë natës. Por, nuk u raportua për viktima.

Sulmet e fundit vijnë menjëherë pasi armëpushimi treditor i ndërmjetësuar nga SHBA skadoi vonë të hënën.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina raportuan shkelje të shumta – kryesisht përgjatë vijës së gjatë të frontit – gjatë armëpushimit, por pa sulme të mëdha ajrore.

Në rajonin verilindor të Kharkivit, pesë persona u raportuan të plagosur dhe një numër shtëpish banimi u dëmtuan.

Sulme me dronë rusë u raportuan gjithashtu në rajonet jugore të Odesës, Khersonit dhe Zaporizhzhias, si edhe në Poltava, rajon në qendër të Ukrainës.

Duke shkruar në Telegram të mërkurën në mëngjes, Zelensky tha se 14 rajone ukrainase u sulmuan gjatë së martës dhe se pati sulme të tjera edhe gjatë natës.

Ai akuzoi Rusinë se po synon “qëllimisht” infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës dhe objekte të tjera civile.

Në përditësimin më të fundit të së mërkurës, forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia kishte lëshuar 139 dronë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas tyre, 111 mjete fluturuese u rrëzuan ose u neutralizuan, por u regjistruan 20 goditje direkte në 13 lokacione.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 286 dronë ukrainas u rrëzuan që nga mbrëmja e së martës mbi 14 rajone ruse dhe mbi Krimenë – gadishulli jugor ukrainas i aneksuar nga Moska në vitin 2014.

Në muajt e fundit, ushtria ukrainase ka intensifikuar sulmet ndaj objekteve kyçe energjetike në të gjithë Rusinë.

Presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

 

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika