Konjufca: Lista e VV-së është gjithëpërfshirëse dhe prej saj presim numër të madh deputetësh

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka vlerësuar listën e kandidatëve të partisë për zgjedhjet e 7 qershorit, duke e cilësuar atë si gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese të vendit në të gjitha dimensionet.

Sipas tij, lista e Lëvizjes Vetëvendosje përfshin profile të ndryshme politike, gjinore dhe gjeografike, duke reflektuar diversitetin e vendit.

“Po mendoj që kjo është një listë e mirë, është reprezentative, përfshin Kosovën në të gjitha kuptimet, edhe në kuptimet e angazhimeve politike edhe me një shtrirje gjeografike gjithëpërfshirëse gjinore edhe të profileve gjinore”, ka deklaruar Konjufca.

Ai shtoi se lista është e pranueshme për qytetarët dhe se pret që nga ajo të dalë një numër i madh deputetësh të Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

“Padyshim është listë të cilën qytetarët e Kosovës kanë me pas ma për zemër edhe kësaj radhe, dhe prej kësaj liste mendoj që do të kemi një numër të madh të deputetëve në Kuvend”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika