Qeveria në detyrë mban sot mbledhje

Qeveria në detyrë e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj të 19-të, në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 15:00.

Në rend dite janë 18 pika, ku do të shqyrtohen disa propozim-vendime.

Një nga pikat është shqyrtimi i vendimit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatimin e thëngjillit për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), si dhe disa projekte infrastrukturore në Gjilan, Mushtisht dhe Podujevë.

Po ashtu, Qeveria në detyrë do të shqyrtojë kërkesa të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare që lidhen me Skemën Evropiane të Garancisë për të Rinjtë dhe për Fëmijët, si dhe themelimin e Këshillit Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Në mbledhje pritet të diskutohet edhe përditësimi i Listës Shtetërore Strategjike për Mallra Ushtarake, në përputhje me listën e Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika