Fetoshi: Serbia kundër NATO-s nëpërmjet “Amerikës”

Arben Fetoshi, drejtor i Instituti për Studime të Luftës Hibride 'Octopus' (Foto nga intervista në FIVE në RTV Dukagjini)

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, ka shpërfaqur manipulimin propagandistik dhe shtrembërimin e deklaratave të ish-ambasadorit amerikan në Serbi, William Montgomery, në funksion të narrativës kundër NATO-s dhe rolit të saj në Kosovë nga mediat serbe.

Përmes një shkrimi në Facebook, Fetoshi ka thënë se media serbe “Blic” ka përdorur një titull manipulues për një intervistë të Montgomeryt në podcastin “Perspektivat” të Cedomir Antiq në K1, duke i atribuar atij qëndrime që, sipas Fetoshit, nuk ekzistojnë në përmbajtjen e bisedës.

Sipas tij, titulli “Të gjithë bëmë gabime: William Montgomery për bombardimet e NATO-s dhe Kosovën” është përdorur për të krijuar perceptimin se edhe pala amerikane po e pranon “padrejtësinë” ndaj Serbisë gjatë ndërhyrjes së NATO-s.

Ai ka theksuar se Montgomery në intervistë ka përmendur retorikën nacionaliste të Slobodan Milosheviq, heqjen e autonomisë së Kosovës, represionin ndaj shqiptarëve dhe mbylljen e shkollave si faktorë që çuan drejt luftës.

Shkrimi i plotë i Fetoshit:

PROPAGANDA PËRMES ‘AMERIKËS’
(Një rrenë e fabrikuar kundër NATO-s, për më shumë efekt propagandistik)
Në kohën kur SHBA-ja po e bën më të qartë rrugën drejt paqes në Ballkan me Kosovën në NATO, Serbia i falsifikon deklaratat e një amerikani për ta forcuar narrativën kundër NATO-s.

Duke raportuar për podcast-in e fundit “Perspektivat” të Çedomir Antiqit në K1, me mysafirë ish-ambasadorin amerikan në Serbi, William Montgomery dhe bashkëshorten e tij, Lynn, Blic (rs) atribuon rrejshëm qëndrimet e tij nëpërmjet titullit “Të gjithë bëmë gabime: William Montgomery për bombardimet e NATO-s dhe Kosovën”.

Ky artikull, i amplifikuar më pas nga mediat e tjera në Serbi, nuk e përmban askund brenda tekstit një qëndrim të tillë të ish ambasadorit, i cili e shenjon qartë Millosheviqin si përgjegjës.

“Retorika e tij nacionaliste me deklaratën e famshme ‘askush s’guxon t’ju prekë’, heqja e autonomisë, mbyllja e shkollave dhe represioni ndaj shqiptarëve, janë arsyet që kanë çuar në luftën guerile”, ka thënë ambasadori, duke e vlerësuar “marrëzi” deklaratën e emisarit amerikan, Gelbard që e cilësonte UÇK-në ‘organizatë terroriste’ (23.02.1998).
Montgomery ka rrëfyer po ashtu për përpjekjet e pasuksesshme asokohe, si dhe për masakrën e Reçakut, e cila qe përhapur shpejt në botë, duke çuar përfundimisht në fillimin e bombardimeve.

Ai e quajti këtë “bad outcome” (rezultat i keq), në kontekstin e dështimit të përpjekjeve ndërkombëtare për ta ndalur Millosheviqin. Bombat si zgjidhje e fundit, jo si ‘padrejtësi’ apo pranim gabimi.

Prandaj, titulli “Të gjithë bëmë gabime” është një kornizim strategjik i bisedës me diplomatin amerikan, duke përdorur atribuim të rrejshëm në funksion të konfuzionit dhe përceptimit publik për “të drejtën” e Serbisë, që kinse po “pranohet” më në fund nga vetë amerikanët.

Një nënprodukt tjetër i komunikimit strategjik të Serbisë në kuadër të ‘viktimizimit’, “padrejtësisë së Perëndimit” dhe shfajësimit të saj për krimet e luftës dhe gjenocidin në Kosovë.

Shija e redaktorit

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Të fundit nga rubrika