Rrahet Hysni Mehani i VV-së në Skenderaj, akuzon Sami Lushtakun

Të enjten në një kafiteri në Skenderaj, krytari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani dhe sekretari, Bahri Zabeli janë sulmuar nga një grup personash. Për këtë sulm, Mehani akuzon drejtpërdrejt kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe njerëzit e tij. Ky i fundit mohoi sulmin, derisa Mehani vazhdon trajtimin në Spitalin e Mitrovicës

Nga telefoni, gota e goditjet fizike dyshohet se erdhi në këtë gjendje.

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, akuzon për sulm kryetarin e kësaj komune, Sami Lushtaku, që vjen nga PDK-ja.

Pas akuzave reagoi Lushtaku, i cili mohoi ta ketë kryer sulmin, duke thënë se qytetarët reaguan ndaj etiketimeve “Sami Serbia”.

Gjithçka dyshohet se ndodhi në këtë kafiteri në qytetin e Skenderajt.

Nga këtu, Mehani bashkë me sekretarin e degës, Bahri Zabeli u dërguan për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Pas ekzamineve mjekësore, Zabeli u lirua për në shtëpi, e Mehani u hospitalizua.

Përveç lëndimeve fizike që mori nga sulmi, Mehani do të trajtohet në Repartin e Neurologjisë edhe për 24 orë meqë kishte marramendje dhe vështirësi në të ecur.

Se si ndodhi përleshja tregoi ish-deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza, e cila ishte bashkë në një tavolinë me Mehanin.

“Po, sot rreth mesditës unë bashkë me zëvendësministrin Mehani ishim duke pirë një kafe në një nga kafeteritë në qendër të Skënderajt edhe ishim duke diskutuar, domethënë fare të shpërqendruar në muhabetin tonë pa asnjë vëmendje rreth asaj se çka po ndodhte përreth edhe pa asnjë lloj komunikimi paraprak me zotëri Lushtakun. Ai u afrua dhe e sulmoi zëvendësministrin Mehani. Fillimisht me telefon, pastaj me dorë, pastaj edhe me gotë”.

Fejza deklaroi se nuk ka pasur asnjë provokim ndaj Lushtakut.

“Absolutisht asnjë. Në fakt, në momentin kur është sulmuar, unë kam qenë vetë duke biseduar me zotëri Mehani, kemi qenë jashtë, ka pasur pak më shumë zhurmë, ka pasur njerëz, ditë e mirë, njerëzit kanë qenë në lokal, kemi qenë më afër madje duke komunikuar për shkak të zhurmës. Domethënë tema s’ka pas fare të bëjë as me Skënderajn, ne kemi qenë duke diskutuar një çështje krejt tjetër”, ka shtuar Fejza.

Ndërkohë nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë bërë të ditur se janë ende në fazën fillestare të mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes.

Shija e redaktorit

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Të fundit nga rubrika