Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës në Kosovë, të cilat vlejnë për ditën e sotme.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës (dizelit) është rritur për 1 cent krahasuar me ditën e kaluar, duke arritur në 1.60 euro për litër. Ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër, kurse gazi është caktuar në 0.76 euro për litër.
MINT ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për tregun e karburanteve në gjithë vendin.
Institucioni vazhdon të publikojë rregullisht çmimet e derivateve në bazë të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare dhe kostove të importit.