Sezoni i artë i Vedat Muriqit, sulmuesi kosovar në mesin e më të mirëve në La Liga

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij në elitën e futbollit spanjoll. Me paraqitje mbresëlënëse dhe gola vendimtarë për RCD Mallorca, Muriqi është shndërruar në një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni në La Liga.

32-vjeçari ka realizuar deri tani 22 gola në kampionat, duke u renditur ndër golashënuesit më të mirë të sezonit. Ai ndodhet vetëm dy gola prapa yllit francez Kylian Mbappé, i cili kryeson listën me 24 realizime.

Gjatë këtij sezoni, Muriqi ka arritur të thyejë disa rekorde historike te Mallorca, duke konfirmuar rolin e tij si lider absolut i skuadrës spanjolle. Paraqitjet e tij të qëndrueshme dhe ndikimi i madh në lojë kanë bërë që ai të fitojë vlerësime të shumta nga mediat sportive në Spanjë.

Forma e jashtëzakonshme e sulmuesit kosovar u shpërblye edhe me një tjetër vlerësim të madh. Të mërkurën, Muriqi u përfshi në ekipin më të mirë të sezonit në La Liga, ku bëjnë pjesë edhe superylli i Real Madrid CF, Kylian Mbappé, si dhe talenti i madh i FC Barcelona, Lamine Yamal.

Ky vlerësim konsiderohet një tjetër dëshmi e sezonit fantastik që po zhvillon “Pirati”, i cili vazhdon të shkruajë histori në futbollin spanjoll dhe të krenojë tifozët kosovarë me paraqitjet e tij.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika