Një numër i madh i qytetarëve është mbledhur pranë stacionit policor në Skenderaj teksa pritet intervistimi i kryetarit të kësaj komune, Sami Lushtaku, lidhur me sulmin fizik ndaj Hysni Mehanit që ndodhi të enjten.
Mërgim Lushtaku, në një intervistë me gazetaren Arianitë Zhegrova në “FIVE” në Dukagjin, bëri të ditur se ekipi i hetuesve nga Prishtina ende nuk ka arritur në Skenderaj.
“Intervistimi nuk ka filluar ende, nuk kanë ardhur as Policia hetuese nga Prishtina, prandaj nuk ka ardhur as babai im”, tha ai.
Lushtaku, mes tjerash, bëri të ditur se nuk është e vërtetë që babai i tij nuk i është përgjigjur ftesës – por tha se porsa kanë marrë ftesën zyrtarisht i janë përgjigjur pozitivisht.
Mes tjerash, Lushtaku bëri të ditur se Drenicës çdo herë i ka thënë forcë mbështetja e qytetarëve njësoj sikur sot.
