Rasti Lushtaku-Mehani, Hoxha: Prania e Njësisë Speciale në Skenderaj ishte e pakuptimtë

Avokati, Valdet Hoxha, e ka cilësuar si të pakuptimtë praninë e mbrëmshme të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Skenderaj, pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani, ku dyshohet se në sulm ishte i përfshirë edhe kreu i kësaj komune, Sami Lushtaku.

I ftuar në emisionin “FIVE” në Dukagjini, Hoxha deklaroi se rasti bie plotësisht në kompetencë të Stacionit Policor në Skenderaj dhe se nuk ka pasur nevojë për angazhimin e njësive speciale apo të Prokurorisë Speciale.

Ai shtoi se prania e Njësisë Speciale krijon perceptimin e një reagimi asimetrik të forcave të rendit dhe mund të ndikojë në tensionimin e situatës, sidomos në kohën kur qytetarë janë mbledhur në Skenderaj pas incidentit.

“Kompetencat territoriale janë të ndara shumë mirë dhe rasti në fjalë bie tërësisht në kompetence të Stacionit Policor të Skenderaj dhe vërtetë s’ka kuptim angazhimi i njësiteve qoftë të Policisë apo Prokurorisë Speciale – mund të jetë për shkak të ngritjes së nivelit të çështjes dhe rritja e reagimit qytetarë në Skenderaj. Por, ligjërisht është i mjaftueshëm niveli lokal pasi bie direkt në kompetencat e tyre, por angazhim i tillë është edhe degradim pasi bie ndesh me kompetencat dhe dërgohet në nivele qendrore. Prandaj, edhe prania e mbrëmshme e njësive speciale të Policisë ishte e pakuptimtë dhe krijon perceptimin të një reagimi asimetrik të forcave të rendit dhe në vend të forcave lokale angazhohen njësitet speciale që mund ta ngrijnë situatën në një nivel tjetër pasi po shohim se qytetarët po mblidhen edhe besoj pa arsye pasi ka një dyshim të arsyeshëm që Sami Lushtaku mund të ketë kryer një vepër penale nëse ka marrë pjesë në rrahje”, u shpreh Hoxha.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika