Hoxha paralajmëron për eskalim të situatës në Skenderaj: Duhet maturi nga niveli qendror

Avokati, Valdet Hoxha, vlerëson se prania e mbrëmshme e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Skenderaj pas sulmit ndaj Hysni Mehanit ku dyshohet se i përfshirë është edhe Sami Lushtaku është e paarsyeshme.

Ai, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se Drenica mbetet rajon i ndjeshëm për shkak të historisë së viteve të ’90-ta ku kishte qenë qendër e rezistencës ndaj një policie okupuese dhe terrorizuese.

Ai theksoi se prania e njësive speciale zgjon reagime emocionale dhe qytetare, të lidhura me kujtesën e asaj periudhe.

Sipas tij, qytetarët nuk duhet të fajësohen për grumbullimin e tyre, ndërsa u bëri thirrje institucioneve qendrore që ta trajtojnë situatën “me ftohtësi dhe arsyeshmëri”.

“Në dukje të parë nuk duhet një situatë që e arsyeton përdorimin dhe pranin e forcave speciale në Skenderaj, me natyrën e rastit mjaftohet niveli lokal ta trajtojë po ashtu rajoni është i ndjeshëm që nga lufta e kryesisht gjatë viteve të 90-ta ka qenë qendër e rezistencës aktive ndaj një policie okupuese dhe terrorizuese. Prandaj, ngjallë atë sentimentin e asaj kohe, ngjallë reagimin qytetarë në mënyrë instiktive dhe në qoftë se nuk ka një maturi nga niveli qendror të trajtimit të rastit mund të eskalojë situata. Po ashtu nuk duhet fajësuar qytetarët se pse janë mbledhur dhe pse po besoj se nuk kanë arsye që të mbledhen. Por, në këtë situatë besoj që niveli qendror nga zyrat e tyre të klimatizuara ta vlerësojnë mirë dhe me ftohësi e me arsyeshmëri se vërtetë mund të eskaloj situata duke e parë që është edhe situatë zgjedhjeje dhe mund të shfrytëzohet nga shumë palë”, u shpreh Hoxha.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika