Mercedes-Benz sinjalizon hyrjen në industrinë e mbrojtjes

Gjiganti gjerman i automobilave Mercedes-Benz ka lënë të hapur mundësinë e hyrjes në prodhimin e pajisjeve ushtarake, në një kohë kur Evropa po rrit shpenzimet për mbrojtje dhe po përballet me tensione të shtuara gjeopolitike.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Ola Källenius, deklaroi për Wall Street Journal se prodhuesi i veturave është i gatshëm të shqyrtojë përfshirjen në sektorin e mbrojtjes, por vetëm nëse një hap i tillë ka logjikë të qartë biznesore dhe përshtatet me strategjinë e kompanisë.

Ai theksoi se çdo angazhim i mundshëm në këtë industri do të mbetej në përmasa të kufizuara, duke nënvizuar se Mercedes-Benz vazhdon të jetë kryesisht i fokusuar në prodhimin e automjeteve luksoze dhe komerciale, raporton Reuters.

Sipas Källenius, situata globale është bërë më e paqëndrueshme, çka po shtyn disa kompani industriale evropiane të shqyrtojnë diversifikimin drejt sektorit të mbrojtjes.

Deklarata e tij vjen në një moment kur edhe prodhues të tjerë të mëdhenj evropianë të automjeteve po vlerësojnë mundësinë e kalimit pjesërisht në industrinë ushtarake, në përputhje me rritjen e kërkesës për pajisje mbrojtëse në kontinent.

Ndryshe, Gjermania ka rritur shpenzimet për përforcimin e ushtrisë pas zhvillimeve në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. /Telegrafi

 

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika