SNF: Beogradi po ndëshkon serbët që kundërshtojnë Listën Serbe, largime nga puna dhe presion në emër të “interesit kombëtar”

Forumi Kombëtar Serb (SNF) ka akuzuar drejtpërdrejt presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për ndërhyrje politike dhe largime masive të punëtorëve serbë nga ‘institucionet serbe’ që funksionojnë në Kosovë, duke pretenduar se shkarkimet po përdoren për të detyruar integrimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore në sistemin e Kosovës.

Është e ditur se strukturat ilegale të arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë, që financohen nga Serbia nuk janë thjesht kujdes shëndetësor paralel dhe arsim që funksionon me planprogram të Serbisë sepse ato po shfrytëzon aktivisht dhe sistematikisht për qëllime të tjera, sipas interesave të Beogradit.

Sipas SNF-së, në vendimet për ndërprerjen e kontratave të punës thuhet se punëtorët janë larguar për shkak të bindjeve të tyre politike dhe deklarimeve publike “në kundërshtim me interesat e popullsisë serbe në Kosovë dhe Metohi”. Organizata pretendon se urdhri për këto masa ka ardhur drejtpërdrejt nga Beogradi, me synimin që t’i krijohet kryeministrit Albin Kurti hapësirë për integrimin e ‘institucioneve’ të mbetura serbe në sistemin kosovar.

Miroviq: Regjimi i Vuçiqit largoi mbi 30 serbë nga institucionet ilegale në Kosovë – përmend edhe vrasje dhe sulmin në Banjskë

SNF pretendon se pas këtyre veprimeve qëndron zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe një plan i koordinuar ndërmjet Beogradit, Listës Serbe dhe Kosovës për integrimin gradual të ‘institucioneve serbe’ para zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas tyre, largimet po përdoren edhe për të dobësuar kundërshtarët politikë të Listës Serbe dhe për të forcuar pozicionin politik të ministrit në detyrë Nenad Rashiq.

Organizata ka akuzuar gjithashtu drejtuesit e ‘institucioneve’ shëndetësore dhe arsimore për bashkëpunim politik dhe përfitime financiare nga institucionet e Kosovës, ndërsa ka bërë thirrje publike ndaj përfaqësuesve fetarë dhe intelektualëve serbë që të reagojnë ndaj, siç e cilëson, “padrejtësisë së regjimit të Vuçiqit”.

Të premten e 15 majit edhe ministri në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, kishte folur për presione politike ndaj serbëve në Kosovë para zgjedhjeve nga ana e Beogradit dhe Listës Serbe, por këto pretendime janë mohuar nga Listsa Serbe.

Rashiq: Vendimet për shkarkime janë të pabazuara dhe do të rrëzohen lehtë

Nga ana tjetër duhet kujtar se vite më parë ka pasur raportime për bartje të armëve me autoambulanca ilegale në veri të Kosovës pikërisht nga këto ‘institucione’ dhe se stafi i angazhuar në këto struktura ishte obliguar vazhdimisht t’u shërbejë interesave të Serbisë.

Në të kaluarën obligoheshin të dilnin në barrikada bashkë me pjesëtarë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”.

Aktualisht, të punësuarit po obligohen që të votojnë sipas interesave të Serbisë, duke i mundësuar kësaj të fundit ndërhyrje në zgjedhje e 7 qershorit. Po ashtu, ka raportime të shumta se si po largohen nga puna individë të caktuar, të cilët nuk e mbështesin Listën Serbe, ata ose të afërmit e tyre. Të njëjtit pastaj ndalen në kufi nëse shkojnë në Serbi, maltretohen dhe kërcënohen nga strukturat e sigurisë dhe grupi terrorist që udhëhiqet nga Millan Radojçiq.

Por ajo që është shpërfaq deri më tani është se në veçanti nga puna po largohen individët që mbështesin politikanin liberal Nenad Rashiq. Ky i fundit në cilësinë e ministrit mbështet vazhdimisht serbët e Kosovës me projekte të ndryshme që financohen nga buxheti i Republikës së Kosovës, pa asnjë kushtëzim.

Institucionet relevante të Kosovës ndaj këtyre ndërhyrjeve flagrante në zgjedhje duhet të reagojnë me vendosmëri për t’i arrestuar dhe dënuar përgjegjësit, kursebashkësia ndërkombëtare duke mbajtur përgjegjëse dhe sanksionuar Serbinë për këto veprime të vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika