Pas muajsh nën mbeturina inerte, Komuna nis pastrimin e lagjeve në Prishtinë

Gjendja me mbeturinat inerte gjithandej kryeqytetit ka shqetësuar qytetarët tash e disa javë, të cilët kërkuan të merren masa nga Komuna për largimin e tyre. E, drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur sot aksionin për pastrimin e lagjeve. Deri tani janë identifikuar 72 lokacione me mbeturina të tilla

Ka mëse tri javë që gjendja me këto mbeturina është e njëjtë.

Prapa teatrit “Dodona” në qendër të Prishtinës, mbeturinat inerte vëllimore kanë zënë tërë trotuarin.

Teksa gjendja po bëhet edhe më shqetësuese përditë.

Kjo situatë, ka acaruar banorët e kësaj lagje.

“Kjo është katastrofë se po mbledhen qentë edhe fëmija kalojnë këndej me shku në shkollë po mbasi nuk ka as komunë as kurgjo mu më ka shku menja me vendos një kamerë në bander me kqyr kush po i hedh edhe me u dënu”.

Ai tha se kjo situatë përsëritet vazhdimisht.

“Çdo një muaj dy këtu qeshtu bahet edhe që tre javë nuk janë ardhë me largu”

Qëndrim e njëjtë e pati edhe një tjetër banor.

“Kjo katastrofë është katastrofë, kurrë qështu nuk u kanë kqyre çka s’ka… as Afrikë as xhungël…”

Por gjendja nisi të ndryshojë, tre ditë pas, të shtunën.

Drejtori i ri i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, njoftoi se pastrimi i hapësirave publike në lagje të ndryshme po fillon.

“Sot zyrtarisht po fillojmë grumbullimin e mbeturinave vëllimore në Prishtinë dhe e mira e kësaj është se paralelisht kemi finalizuar edhe procedurat ligjore për marrjen e lejes mjedisore komunale për të për të vendosur qendrën transitore të mbeturinave vëllimore”, ka thënë Leutrim Retkoceri, Drejtor i Shërbimeve Publike.

Retkoceri bëri të ditur se janë mbi 72 lokacione në Prishtinë ku ka mbeturina inerte.

“…dhe tani me kompanitë në një bashkëpunim të gjerë me kompanitë publike në Komunën e Prishtinës po e zhvillojmë këtë aksion e gjithashtu edhe me operator që janë duke shërbyer për grumbullimin e mbeturinave të amvisërisë”, ka thënë Leutrim Retkoceri, Drejtor i Shërbimeve Publike.

Por, kryeshefi i ndërmarrjes “Pastrimi”, fajin që kryeqyteti erdhi në këtë gjendje e lë tek ministrja në detyrë, Fitore Pacolli.

“Deri në kohën kur është nxjerr ai vendimi që e ka pezullu deponinë për bartjen e këtyre mbeturinave e kemi pas situatën në pikën zero se e kemi pas planin ne ende e kemi planin por nuk kemi mundësi me zbatu”, ka thënë Petrit Reçica, kryeshef i “Pastrimit”.

Nga Ministria e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor nuk kthyen përgjigje nëse është caktuar lokacioni i ri për hedhjen e mbeturinave interte.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika