KQZ aprovon dhënien e tenderit për fletëvotimet, 57 mijë € më shtrenjtë sesa planifikoi

Pas dështimit në tentimin e parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka aprovuar dhënien e një tenderi me procedurë të negociuar, te një kompani sllovene, ndonëse e njëjta i kërkoi 57 mijë euro më shumë sesa ishte buxheti i planifikuar. Këtë vendim, KQZ, sipas kryetarit të saj, e mori në mënyrë që të mos rrezikohet procesI

Tentimi i parë për ta gjetur një kompani që do t’i shtypte fletëvotimet dështoi meqenëse asnjë nga kompanitë e ftuara, nuk ofertoi.

Kështu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e bëri edhe një përpjekje: duke e ftuar për të ofertuar një kompani sllovene.

“Cettis”, KQZ-së, ia kërkoi afro 350 mijë euro për ta kryer këtë punë, duke e tejkaluar buxhetin e parashikuar, që ishte afro 287 mijë euro.

Përkundër që dallimi ishte hiç më pak se 57 mijë euro, KQZ miratoi dhënien e tenderit.

Sipas kryetarit, kjo ishte mundësia e vetme që të mos rrezikohet procesi.

“Procesi zgjedhor është shumë i shkurtë. Dhe nuk kemi kohë me manipulu me procedura të tenderimit, prandaj duhet me i tejkalu me procedurë ma të shpejtë”, ka thënë Kreshnik Radoniqi, Kryetar i KQZ-së.

Sipas një ish-kryetari të këtij institucioni, procedura e negociuar dhe tejkalimi i buxhetit, në raste të tilla është e pranueshme, në mënyrë që të evitohen pasoja të tjera.

“Firma përkatëse në slloveni, e cila është e njohur që nga koha kur isha aty dhe kishim bashkëpunim, dhe nuk është korrekte të rritet çmim. Por, në kohë krizash, rriten çmimet. Por, zgjidhja nuk është në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Mazllum Baraliu, Ish-kryetar i KQZ-së .

Në fakt, Kompania “Cettis”, në vazhdimësi ka shtypur fletëvotimet për shumicën e zgjedhjeve në Kosovë. Por, në zgjedhjet e fundit komunale, i bëri disa gabime teknike në fletëvotime, që çuan pastaj edhe në hetim nga institucionet. Andaj Baraliu thekson nevojën që për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion, të ketë vëmendje të shtuar.

“Kërkohet vëmendje e veçantë dhe mbikëqyrje gjatë procesit. Prandaj, anëtarët e KQZ-së, të jenë në fabrikë, dhe të kontrollojnë procesin”, ka thënë Mazllum Baraliu, Ish-kryetar i KQZ-së.

Megjithatë, të paktën deri të shtunën pasdite, KQZ, nuk e ka bërë publike në platformën e-prokurimi, dhënien e tenderit në fjalë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika