Real Madridi fiton me një gol ndaj Sevillës

Real Madrid ka marrë një fitore ndaj Sevillës me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Vinicius Junior, pas një situate në zonë. Kylian Mbappe mori një top që e kontrolli me gjoks brenda zonës dhe u rrëzua pa e goditur, duke e lënë topin të lirë, të cilin Vinicius e shfrytëzoi menjëherë për ta dërguar në rrjetë.

Real Madrid e menaxhoi avantazhin deri në fund të takimit, duke siguruar tri pikë.

Rezultati e mban Realin në vendin e dytë, ndërsa Sevilla bie një vend, në të 13-tën përpara fundjavës së fundit të sezonit.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika